Qeni hero i FSK-së: Shpëtoi një  jetë dhe gjeti tre viktima

Qeni që po shihni në foto, pa frikë mund të quhet heroi i Njësisë Speciale të Kosovës. Ai arriti që të pikaste nën rrënoja shumë persona të ndodhur nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

I quajtur Sadak, qeni hero  duhet falenderuar  për  shpëtimin e një personi dje në Thumanë,  teksa  arriti të lokalizonte edhe dy trupat e pajetë të çiftit Gregu, si dhe  të një pjesëtari  të pajetë të familjes Cara.

Prej ditës së djeshme, forca të shumta të kërkim-shpëtimit nga Kosova kanë ardhur në Shqipëri dhe po punojnë për nxjerrjen e personave nën rrënoja.