Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari në Berat

Një 34-vjeçar i cili terrorizoi banorët e fshatit Lapardha duke qëlluar me armë në ajër është arrestuar nga policia. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas marrjes së informacionit...
Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari në Berat
Foto: Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari në Berat

Një 34-vjeçar i cili terrorizoi banorët e fshatit Lapardha duke qëlluar me armë në ajër është arrestuar nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas marrjes së informacionit se rreth orës 20:30, në një rrugë të fshatit Lapardha, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, u kap në Elbasan dhe u vu në pranga shtetasi H. D., 34 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet paraprake dyshohet se rreth orës 20:30, ky shtetas ka qëlluar disa herë, me armë zjarri në ajër, nga automjeti.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet shtetasin H. D., dhe nuk ka kallëzuar krimin”, njofton policia.