Qarkullonte me kallashnikov në lagje, arrestohet i riu nga Paskuqani

Një 37-vjeçar, me inicialet Sh.K., është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me kallashnikov në duar.

Efektivët e Komisariatit numër 5 në Tiranë, pas një lajmërimi të marrë në sallën operative kanë zbarkuar në Paskuqan për të verifikuar informacione se një person qarkullonte me armë zjarri në mes të rruës.

Gjatë kontrolleve në banesën e 37-vjeçarit është gjetur arma e zjarrit tip “kallshnikov”, e cila ishte hedhur në oborrin e banesës së tij. Ndërsa vetë Koçekut i janë vendosur prangat, pasi mbi të rëndojnë veprat penale “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Megjithatë mbetet ende e paqartë se përse i arrestuari ka dalë me armë në duar, apo nëse ka pasur për qëllim që të lëndojë dikë. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me prangosjen e as më dëshminë e të riut për “blutë” e Tiranës.