Qarkullonte me armë zjarri në brez, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Athinë

Qarkullonte me armë zjarri në brez, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Athinë

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Menidhit në Athinë nga autoritet greke.

 
Arrestimi dhe ndalimi i tij ka ardhur pasi shqiptri po lëviztë në mënyrë të dyshimtë. Pas ndalimit dhe kontrollit të tij u zbulua se 32-vjeçari shqiptar mbante në pjesën e përparme të brezit një armë zjarri pistoletë e llojit “Sig Sauer”.

32-vjeçari, i cili banon në zonën e Peristerit, është shoqëruar nga policia në Komisariat dhe po merret në pyetje për t’u hetuar edhe në lidhje me qëllimin e mbajtjes së armës së zjarrit me vete.