Pylli i Zejmenit në Lezhë përfshihet nga flakët, nuk rrezikohen zonat e banuara

Në zonën e Zejmenit në Lezhë është raportuar se ka rënë zjarr.

Zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje pak pasi flakët kanë mbuluar pyllin.

Autoritetet janë shprehur se neutralizimi i flakëve është i vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Thuhet se vatra e zjarrit nuk ka prekur zonat por vetëm masivin pyjor./apel.media