Punimet në aeroportin e Vlorës/ Balluku zbulon detaje

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka zbuluar ecurinë e punimeve në aeroportin e Vlorës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar punën në pistën e aeroportit zbulon se punët po ecin sipas planit.

Balluku bën me dije se pista e VIA është 3200m e gjatë dhe 60m e gjerë.

“Shqipërisë po i shtohen ditë pas dite vepra të rëndësishme infrastrukturore, gurë kilometrik për zhvillimin ekonomik të vendit”, shkruan Balluku.

“Pista e VIA 3200m e gjatë dhe 60m e gjerë. Tashmë po merr formë. Gjithashtu Taxiway 3200m me gjerësi 38m, ndërkohë që kanë përfunduar 4 lidhjet e saj prej 175m. Punët në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, po ecin sipas planit. Shqipërisë po i shtohen ditë pas dite vepra të rëndësishme infrastrukturore, gurë kilometrik për zhvillimin ekonomik të vendit”, bën me dije zëvendëskryeministrja Balluku.