Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi për muajin Gusht

PUNA Dashi Në punë mund të mbështeteni në lidhjen fitimtare të Jupiterit, por kushtojini vëmendje javës së fundit të muajit, kur planeti Mërkuri do të vijë në kundërshtim dhe mund të ndodhë ndonjë fat...
Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi për muajin Gusht
Foto: Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi për muajin Gusht

PUNA

Dashi

Në punë mund të mbështeteni në lidhjen fitimtare të Jupiterit, por kushtojini vëmendje javës së fundit të muajit, kur planeti Mërkuri do të vijë në kundërshtim dhe mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi.

Demi

Teksa ky muaj premton gjëra të bukura në dashuri, yjet tregojnë se jeni të favorizuar edhe në punë.Sipas parashikimit të yjeve për muajin Gusht, periudha më e favorshme për ju në këtë aspekt do të jetë mes 4-26 Gusht.

Binjakët

Në punë mund të ketë disa bllokime ose ngjarje të papritura, të paktën deri në ditën e 26-të, por nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Jupiteri mbron projektet dhe bizneset tuaja.

Gaforrja

Fusha profesionale mund t’ju japë disa kënaqësi, veçanërisht në periudhën mes ditës 4 dhe 26, kur e keni Merkurin aktiv në favorin tuaj. Kini kujdes, të mos merrni vendime të nxituara.

Luani

Lajme të shkëlqyera do të vijnë përsa i përket punës në pjesën e fundit të muajit. Rikuperimi i energjisë falë Marsit i cili nga dita e 20-të do të jetë sërish i favorshëm.

Virgjëresha

Muaji gusht do të shohë hyrjen e planetit Mërkur në lidhje me shenjën tuaj, duke filluar nga dita e 4-të, mund të lindin mundësi të reja ose mund të shfaqen takime të rëndësishme, sigurisht që nuk do të jetë një muaj i mërzitshëm! Nëse jeni në punë do ketë kënaqësi të madhe.

Peshorja

Lajme të mira vijnë në fushën e punës nga dita e 26-të, kur planeti Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj.

Akrepi

Edhe pse nga ana sentimentale do të keni në kundërshtim Marsin, i cili do të shkaktojë lodhje dhe stres, do të ketë një periudhë favorizuese përsa i përket punës. Ju presin lajme të mira në këtë aspekt.

Shigjetari

Muaji gusht fatkeqësisht do të shohë hyrjen e planetit Mars në kundërshtim me shenjën tuaj,  do të jetë një tranzit jashtëzakonisht i gjatë, i cili gjatë gjithë vitit 2022 do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Për më tepër, deri në ditën e 26-të, Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm mund të çojë në grindje dhe tensione si në shtëpi ashtu edhe në zyrë.

Bricjapi

Në punë prisni lajme të mira, por duket se do të duhet të deri në vjeshtë për këtë.

Ujori

Për fat të mirë, në punë, qetësia do të rikthehet, duke filluar nga dita e 4-të, planeti Mërkuri nuk do të jetë më në kundërshtim dhe, në pjesën e fundit të muajit, mund të vijë lajmi i mirë që keni pritur.

Peshqit

Muaji gusht për fat të keq do të shënohet nga hyrja e planetit Mërkuri në kundërshtim me shenjën tuaj : nga dita e 4-të deri në ditën e 26-të mund të ketë ngadalësime ose bllokime në vendin e punës. Edhe nëse jeni me pushime ka gjasa që të merrni edhe shqetësimet e punës me “vete”.

DASHURIA

Dashi

Muaji gusht fillon me një Venus në një pozicion të pafavorshëm, i cili mund të sjellë konflikte në jetën tuaj në çift. Situata është e destinuar të përmirësohet duke filluar nga dita e 11-të, kur planeti i dashurisë do të kthehet për t’ju buzëqeshur.

Demi

Muaji gusht i premton shenjës suaj një forcë të bukur fizike dhe energji falë bashkimit të Marsit që do të zgjasë deri në ditën e 20. Dhjetë ditët e para të muajit do të jenë padyshim më me fat nga pikëpamja e ndjenjave: duke filluar nga dita e 11-të, për fat të keq, planeti Venus do t’ju kthejë shpinën dhe mund të lindin tensione mes jush dhe partnerit tuaj.

Binjakët

Muaji gusht do të shohë hyrjen në shenjën tuaj të planetit Mars, i cili do të qëndrojë i lidhur gjatë gjithë vitit 2022! Ky planet do t’ju japë një pjesë të dytë të vitit plot energji, vendosmëri dhe dëshirë për të ecur përpara.

Gaforrja

Muaji gusht hapet me një Venus të shkëlqyer në lidhje deri në ditën e 11. Dhjetë ditët e para të muajit do të jenë me shumë fat përsa i përket ndjenjave.

Luani

Gushti do të jetë një muaj shumë “i nxehtë” për shenjën tuaj! Duke filluar nga dita e 11-të, planeti Venus do të hyjë në shenjën tuaj, i gatshëm t’ju dhurojë shumë dashuri dhe shumë pasion. Takimet do jenë të favorizuara dhe nuk është e sigurt që ajo që nisi si një flirt i thjeshtë veror nuk mund të bëhet diçka më e rëndësishme.

Virgjëresha

Dashuria do favorizohet në pjesën e parë të muajit , kur Venusi do të jetë aktiv në favorin tuaj. Pak më shumë lodhje duke filluar nga dita e 20-të.

Peshorja

Muaji gusht nuk fillon në mënyrën më të mirë përsa u përket ndjenjave. Afërdita do të jetë në një pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj deri në ditën e 11. Duke u nisur nga kjo, planeti i dashurisë do të kthehet për t’iu buzëqeshur dhe do ju dhurojë një pjesë të dytë të muajit shumë më romantike dhe pasionante!

Akrepi

Muaji gusht duhet t’i kushtohet pushimit dhe relaksit, por kjo, për fat të keq, nuk do të jetë kështu për ju. Kundërshtimi i Marsit do ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar të paktën deri në ditën e 20-të, kur më në fund do të arrini të rifitoni pak energji. Dashuria do favorizohet në dhjetëditëshin e parë të muajit, duke filluar nga dita e 11-të, për fat të keq, planeti Venus do t’ju kthejë shpinën.

Shigjetari

Për fat do të keni një Venus të bukur aktive në favorin tuaj duke filluar nga dita e 11-të, gati për t’ju dhënë të gjitha edhe dashurinë për të cilën keni nevojë!

Bricjapi

Muaji gusht do të shënojë një rikuperim të mirë në krahasim me muajin e korrikut. Duke filluar nga dita e 11-të, planeti Afërdita nuk do të jetë më në kundërshtim me shenjën tuaj dhe pak nga pak qetësia do të kthehet në çift.

Ujori

Për fat të keq muaji gusht do t’ju sjellë disa dhimbje të tjera dashurie. Duke filluar nga dita e 11-të, planeti Afërdita do të vijë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe tensionet me partnerin tuaj do të jenë në rendin e ditës.

Peshqit

Muaji gusht për fat të keq do të shënohet nga hyrja e planetit Mërkuri në kundërshtim me shenjën tuaj. Nga pikëpamja e ndjenjave , ditët më të “nxehta” do të jenë dhjetëshja e parë e muajit, me Venusin aktive në favorin tuaj.

FINANCAT

Dashi

Shumë prej jush do të duhet të marrin një vendim për të ardhurat ose kursimet tuaja. Do të përpiqeni të mendoni më racionalisht dhe me një pamje të fokusuar drejt së ardhmes për stabilitetin financiar, mundësi për të punuar  dhe për tu paguar mirë. Është mirë të dini se mundësitë tuaja nuk do të jenë shumë të mëdha dhe përpiquni ta pranoni realitetin ashtu siç është, pa humbur as shansin më të vogël për të siguruar disa të ardhura.

Demi

Në planin financiar, mund të përjetoni momente paqëndrueshmërie këtë javë, por kjo nuk duhet të jetë shkak për të dramatizuar gjërat. Do t’ju kërkohet të keni një organizim dhe praktikë më të mirë në veprime dhe përdorim të buxhetit familjar.

Binjakët

Një surprizë e këndshme në lidhje me paratë është e mundur dhe kjo mund të lidhet me një person tjetër në familjen tuaj. Ju presin angazhime që lidhen me më shumë takime dhe biseda të natyrës familjare apo biznesi.

Gaforrja

Për disa prej jush, ky muaj  do të ofrojë një mundësi përkushtimi që do t’ju sjellë të ardhura shtesë. Nuk është një fitim i madh, por do të përfitojë nga buxheti juaj personal.

Luani

Financiarisht, ky mund të jetë një muaj i paqëndrueshëm, nuk ka gjasa t’i mbijetoni një krize financiare.

Virgjëresha

Gjatë kësaj periudhe do të keni një angazhim në lidhje me pronën, që mund të përfshijë riparime, shlyerje të të drejtave pronësore, blerje – shitje dhe më shumë. Marrëdhëniet financiare, profesionale apo biznesi me personat e lindur në shenjën e Luanit, Dashit apo Shigjetarit do të kërkojnë vëmendje.

Peshorja

Gkjatë këtij muaji prisni të merrni një shumë parash, por në fakt do të suprizohen nga diçka tjetër. Kjo situatë nuk ka të bëjë me mosmarrëveshje ose konflikt, por do të jetë rezultat i rrethanave të papritura.

Akrepi

Do jetë mirë të fokusoheni në përmirësimin e situatës financiare në familje dhe sigurimin e të ardhurave më të mira apo të rregullta.

Shigjetari

Do të fokusoheni në organizimin e dokumenteve tuaja personale apo financiare.Mund të ketë shqetësime të përkohshme për paratë. Do të jeni të kënaqur me lajmet në lidhje me paratë shtesë në buxhetin tuaj familjar.

Bricjapi

Është e mundur të angazhoheni për një dokument ose kontratë nga e cila do të varet stabiliteti ose siguria e arsimit, punës, biznesit ose përpjekjeve tuaja. Çështjet tuaja të parave do të jenë të rëndësishme dhe në një masë të madhe zhvillimi i tyre do të përcaktojë disponimin tuaj.

Ujori

Do të jetë një periudhë e mirë dhe e suksesshme për ju profesionalisht, me të ardhura të mira apo zhvillim të mirë të biznesit tuaj.Shumë prej jush do të kenë kosto më të larta që lidhen me anëtarë të familjes.

Peshqit

Gjatë këtij muaji do të keni mundësi të rregulloni marrëdhënie të ndryshme financiare, kontrata dhe marrëveshje në favorin tuaj.Fati do të jetë padyshim në anën tuaj dhe ju do të jeni mjaft të zgjuar dhe të matur për të mos e humbur atë.