Publikohen SMS-të/ Çfarë i tha Meta Këlliçit pak minuta para protestës së 8 Janarit?

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për media, ka zbardhur edhe një komunikim me Belind Këlliçin, kryetarin e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ditën e protestës, 8 janar.

Gjatë konferencës presidenti u pyet në lidhje me situatën dhe e ka pasur informacione.

‘Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me shkrim, edhe me telefon, që të veprojnë për të parandaluar çdo lloj incidenti.

I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit, të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi. Pastaj më tha: ‘President, sapo mbaruam një mbledhje me të rinjtë’.

I them ‘Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr, se është provokim’. ‘Po, po’, më thotë ai.

20 minuta para se të hapej dera, i them: ‘Mos humbi kontrollin paqësor të protestës’. ‘Po’, më thotë’, tha gjatë deklaratës së tij, presidenti Ilir Meta.

Image