Publikohen dokumentet e brendshme,rrjeti social ‘Facebook’ i rrethuar pas skandaleve të njëpasnjëshme

Facebook është përballur me sinjalizuesit,PR dhe hetimet e Kongresit vitet e fundit.
Por tani rrjeti social po përballet me një kombinim të të trijave në të njëjtën kohë ,në atë që mund të quhet kriza më intensive dhe më e madhe në historinë 17-vjeçare të kompanisë.

Të premten, një partneritet prej 17 organizatash të lajmeve amerikane filloi të botojë një seri historish – të quajtura kolektivisht “The Facebook Papers” – bazuar në një grumbull prej qindra dokumentesh të brendshme të kompanisë.

Partneriteti, i cili përfshin CNN, shqyrtoi versionet e redaktuara të marra nga Kongresi.

Mbulimi i CNN përfshin histori rreth mënyrës se si grupet e koordinuara në Facebook (FB) mbjellin mosmarrëveshje dhe dhunë, duke përfshirë 6 janarin ku mbështetësit e Trump sulmuan Parlamentin, si dhe sfidat e Facebook për moderimin e përmbajtjes në disa vende jo anglishtfolëse dhe se si trafikantët e qenieve njerëzore kanë përdorur platformat e tij për të shfrytëzuar njerëzit.

Raportet nga CNN dhe mediat e tjera që janë pjesë e partneritetit, pasojnë një muaj shqyrtimi intensiv për kompaninë.

Wall Street Journal më parë publikoi një seri historish të bazuara në dhjetëra mijëra faqe të dokumenteve të brendshme të Facebook-ut të zbuluara nga Haugen. (Puna e partneritetit bazohet në shumë nga të njëjtat dokumente.)

Publikimi i “Facebook Files” të Gazetës, i cili ngriti shqetësime për ndikimin e Instagramit tek vajzat adoleshente, ndër të tjera, nxiti një seancë dëgjimore të nënkomitetit të Senatit me kreun e Facebook për sigurinë globale, Antigone Davis.

Vetë Haugen më pas dëshmoi para nënkomisionit të Senatit, gjatë të cilit ajo tha se beson se “produktet e Facebook dëmtojnë fëmijët, nxisin ndarjen dhe dobësojnë demokracinë tonë”.

Aktualisht nuk ka fund në horizont për problemet e Facebook.

Anëtarët e nënkomisionit kanë bërë thirrje që CEO i Facebook Mark Zuckerberg të dëshmojë. Dhe të premten, një tjetër ish-punonjës i Facebook në mënyrë anonime paraqiti një ankesë kundër kompanisë në SEC, me akuza të ngjashme me ato të Haugen.

Dokumentet japin një pasqyrë të thellë të kulturës së brendshme të kompanisë, qasjen mbi dezinforminin dhe moderimin e gjuhës së urrejtjes, kërkimet e brendshme si dhe algoritmin mbi postimet.

Facebook, nga ana e tij, është përpjekur në mënyrë të përsëritur të diskreditojë Haugen dhe tha se dëshmia e saj dhe raportet mbi dokumentet keqkarakterizojnë veprimet dhe përpjekjet e kompanisë.

“Në qendër të këtyre historive është një premisë që është e rreme”, tha një zëdhënës i Facebook në një deklaratë për CNN.
“Po, ne jemi një biznes dhe kemi fitim, por ideja që ne e bëjmë këtë në kurriz të sigurisë së njerëzve ose mirëqenies keqkupton se ku qëndrojnë interesat tona komerciale.”

Në një postim në Twitter javën e kaluar, Zëvendës Presidenti i Komunikimeve i kompanisë, John Pinette, i quajti Facebook Papers një “përzgjedhje të kuruar nga miliona dokumente në Facebook”, të cilat “në asnjë mënyrë nuk mund të përdoren për të nxjerrë përfundime të drejta për ne”.