Pse Shqipëria ka më pak viktima krahasuar me shtetet e tjera?

A woman arrives by ambulance to Wyckoff Hospital in the Bushwick section of Brooklyn April 5, 2020 in New York. - The coronavirus death toll in New York state spiked to 4,159, the governor said, up from 3,565 a day prior. The toll increase of 594 showed a slight decrease in the day-to-day number of lives lost compared to the previous day. Governor Andrew Cuomo told journalists it was too soon to tell whether the decrease from the previous record of 630 deaths in one day was statisically significant. (Photo by Bryan R. Smith / AFP) (Photo by BRYAN R. SMITH/AFP via Getty Images)

Pas tre muajsh krize shëndetësore, të dhënat e mbledhura na lejojnë të krijojmë një tablo më të qartë të saj, ose të paktën të valës së parë shkruan e përditshmje e njohur italiane, Corriere della Sera, sipas të cilës, kjo tablo tregon se në Europë betejën kundër koronavirusit e fituan vende të konsideruara “ të dobëta” dhe më të varfra.

Rumania, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Hungaria apo Sllovakia, thuhet në artikull, kanë pasur në raport me popullatën shumë më pak vdekje krahasuar me vende të pasura të kontinentit të vjetër si Framca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Britania e Madhe dhe Italia vetë. Kanë pasur më pak të infektuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë në kohë kurbën epidemike. Përse? Është çështje fati? Mbase është dhe kështu, thotë Corriere. Ose mbase personat që bartnin virusin kanë lëvizur më shumë në pjesën qendrore të Europës në javët vendimtare të periudhës janar-shkurt.

Disa të dhëna megjithatë bëjnë të mendohet se ka dhe dicka tjetër: këto vende u treguan më të kujdesshme, sepse ishin të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre sanitare. Për këtë arsye, nuk i morën lehtë sinjalet që mbërrinin nga Italia e Spanja dhe vendosën të veprojnë shpejt, duke marra masa të rrepta izolimi.” E dinin që nuk ia lejonin dot vetes të rrezikonin në këtë situatë”, shkruan gazeta prestigjioze.

Dhe modestia e vendeve të varfra të Europës dha fryte. Shkrimi thekson se Shqipëria ka vetëm 11 vdekje për 1 milion banorë, ndërsa Britania, 536’ Greqia 16 dhe Belgjika, 795; Sllovakia vetëm 5, ndërsa Franca 432. Rumania 60, Zvicra 220.