Pse kujtimet mbi muzikën nuk mund të fshihen nga Alzheimeri dhe Demenca

Disa melodi mund t’ju frymëzojnë që të lëvizni këmbën për të ndjekur ritmin, disa të tjera mund t’ju frymëzojnë që të ndryshoni botën, por në disa rastë të veçanta, muzika i ndihmon njerëzit edhe në mënyra më të tjera.

Nëse ju jeni shumë të lidhur me një pjesë muzikore, truri juaj kryen një proces që quhet “Përgjigje Meridiane Autonome Ndijore”, ky lloj procesi bën që të ndjeni një lloj zhurme tek pjesa e skalpit të kokës. Kjo e fundit përshkruhet edhe si një “orgazëm truri”.

Sipas një studimi të publikuar së fundmi në The Journal of Prevention of Alzheimer’s Disease, thuhet se pjesa e trurit që ekspozohet ndaj Përgjigjes Meridiane Autonome Ndijore, nuk preket nga sëmundja e Alzheimerit.

Kjo sëmundje e vendos trurin e njeriut në disa faza konfuzioni, mirëpo sipas studimit muzika i ndihmon personat që vuajnë nga Alzheimeri që të kthehen në disa momente normaliteti,pavarësisht faktit që këto çaste shpesh mund të jenë shumë të shkurtra.apel.media