Pse gjithnjë e më shumë të rinjtë po preken nga kanceri?

Gjithnjë e më shumë të rinjtë po preken nga kanceri dhe numri i rasteve po rritet dy herë më shpejt tek ata nën 50 vjeç, sipas hulumtimit të kryer nga shkencëtarët në Britaninë e Madhe.

Provat e reja tregojnë se rritja e kancerit është e lidhur me bakteret e dëmshme në zorrë dhe inflamacionin kronik të shkaktuar nga diet. Shkalla e kancerit në mesin e britanikëve të moshës 25 deri në 50 vjeç është rritur me 24% që nga viti 1990, një rritje më e madhe se në çdo grupmoshë tjetër.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se kjo përqindje do të rritet deri në vitin 2040. Rritja e dytë më e madhe e regjistruar në numrin e pacientëve, 16% është shënuar te moshat nën 25 vjeç, ndërsa rritja më e vogël, 10% është tek ata mbi 75 vjeç. Ekspertët vlerësojnë se një faktor i ri rreziku për kancerin është ndryshimi i dietës në 30 deri në 40 vitet e fundit, siç është përdorimi i ëmbëltuesve në ushqimet e përpunuara.

Të dhënat u publikuan nga Cancer Research UK, organizata më e madhe e pavarur e kërkimit të kancerit në botë, në takimin e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) në Çikago. Në konferencë u konstatua se pacientët në fazën fillestare të kancerit të zorrës së trashë kanë më shumë baktere të dëmshme të zorrëve, gjë që lidhet me dietën e dobët dhe ushqimin e përpunuar.