Edi Rama ka shkuar sot për vizitë në familjen Greku, kjo e fundit është akomoduar në Shkozet, pas tërmetit të 26 nëntorit.
E vogla e familjes Greku, duket se ka një simpati të veçantë për Kryeministrin Rama, duke qenë se bëri një bisedë të gjatë me të. Gjatë bisedës ajo e pyet Ramën për fëmijët e tij, i tregon se sa e ka marrë malli për gjyshërit si dhe nuk harron që të kërkojë dhuratën e babagjyshit.
Më poshtë po u njohim me bisedën e plotë mes tyre
Vogëlushja: Të kam parë në televizor
Edi Rama: Ku jam më mirë në TV apo kështu?
Vogëlushja: Kështu! U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më…
Edi Rama: O Zot i madh, janë lart në qiell i do Zoti
Vogëlushja: Në ëndërr i kam parë 100 herë po ri dua këtu
Edi Rama: Ata kanë shkuar në qiell, janë atje lart
Vogëlushja: Më thoshte gjyshi a ta çoj njëherë televiziorin të shikoj Edi Ramën? Unë i thosha dua të shikoj kukullat, ca do të shikoj tjetër sportin, budalliqe…
Edi Rama: Sa e mirë qe je?
Vogëlushja: Gocë më….
Edi Rama: Do të prezantoj me Zahon
Vogëlushja: Çun ke ti?
Edi Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të mëdhenj. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?
Vogëlushja: Kukull të madhe
Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe
Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…
Edi Rama: Ai çuni im merret me spidermana. Do më përqafosh mua që të iki?
Vogëlushja: Pse do ikësh? Rri
Edi Rama: Po mirë na bëj ndonjë muhabet që të rri. Kjo qenka fantastike
Vogëlushja: U mbush shtëpia plot, kështu kam qejf./apel.media