“Pse bredh?! Je pa burrë”, divorci i 40-vjeçares shkak i krimit në Lushnje

“Pse bredh?! Je pa burrë”, divorci i 40-vjeçares shkak i krimit në Lushnje

Familjarët e Rudina Musakut tregojnë se, Behar Musaku, para se ta qëllonte me çifte të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!”.

 
Mesa duket, divorci i 40-vjeçares ishte kthyer në një pikë të nxehtë debatesh të herëpashershme mes babë e bijë.

Rudina Musaku është në spital në gjendje kritike, ndërsa i moshuari i ka dhënë fund jetës së tij. E pranishme gjatë sherrit mes tyre, kishte qenë dhe gruaja e 82 vjeçarit.

E plagosura, është nënë e dy fëmijëve dhe sipas raportimeve të derimëtanishme këtë të Dielë ajo kishte shkuar për vizitë te i ati. Mësohet se Rudina punon si kamariere në Tiranë, ndërsa fëmijët e saj, 16 dhe 17 vjeç, rrinë më shumë me ish-bashkëshortin.