PS në Farkë të Vogël zgjedh dy kryetarët e rinj

Në kuadër të rifreskimit të strukturave Partia Socialiste ka nisur me takimet zgjedhjore ku po zgjedh kryetarët e rinj të degëve të Tiranës.

Edhe pse në Kongresin e fundjavës që mbajti partia në pushtet, Sekretari I Përgjithshëm Taulant Balla, tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, PS ka nisur riformimin e kryesimit të strukturave.

Pasditen e së martës deputetja Elisa Spiropali ishte në zonën e Farkës së Vogël, ku anëtarësia e zonës votoi për të zgjedhur dy bashkëkryetarët e rinj Filin dhe Nevjanën. Zgjedhja e dy kryetarëve për një zonë është një koncept I ri për Ps, që synon përforcimin e strukturës dhe eficencën në rezultate zgjedhore.

Në vijimësi të procesit rioarganizativ, mbështetur në sloganin “edhe një “, PS synon shtrirjen në të gjitha degët e vendit. /apel.media

 

Image preview