PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Ditën e sotme, Partia Socialiste do të mbajë një mbledhje të Asamblesë Kombëtare, në fokus të së cilës do të jenë zgjedhjet e përgjithshme.
PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Ditën e sotme, Partia Socialiste do të mbajë një mbledhje të Asamblesë Kombëtare, në fokus të së cilës do të jenë zgjedhjet e përgjithshme.

Mbledhja do të zhvillohet online dhe nis në orën 17:00 me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili pritet t’u lërë porositë e tij anëtarëve të asamblesë kur ndajnë më pak se 1 vit nga zgjedhjet e 2025-ës.

 
Mësohet se mbledhja do të vijojë më pas me raportimet e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti. Gjithashtu, në këtë mbledhje, do të miratohen edhe projektvendimet, përzgjedhja e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, si edhe për anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore e Etikës së PS-së.

Gjatë punimeve të Asamblesë së PS do të miratohet edhe projektvendimi për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste i cili është edhe organi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike.