PS mbledh Grupin Parlamentar, ja kush do ta zëvendësojë Arben Ahmetajn tek “Ekonomia”

Partia Socialiste ka mbledhur prej orës 16:00 Grupin Parlamentar, teksa në orën 17:00 pritet të nisë sesioni i ri parlamentar për vitin 2020.

Mbledhja e grupit të PS po drejtohet nga Taulant Balla, pasi kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiez të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria.

Në mbledhje, mësohet se Milva Ikonomi është emri që Grupi Parlamentar i PS do t’i propozojë Kuvendit për kryetare të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, për shkak se Arben Ahmetaj, që drejtonte këtë komision, është emëruar ministër për Rindërtimin.

Nga burimet thuhet se një tjetër temë e rëndësishme që po diskutohet në mbledhje, është edhe zgjedhja e emrit të kryetarit të Institutit të Lartë të Drejtësisë, që do të votohet në seancën plenare.