“Prurjet e reja do na ndihmojnë”/ Hysaj: Ta fillojnë me këmbën e mbarë

Elseid Hysaj ka folur nga grumbullimi i kombëtares në Barcelonë, teksa para mediave është shprehur se prurjetbe reja do ta ndihmojnë ekipin, ndërsa thotë se ka folur edhe me Nedim Bajramin. Ndër të tjera, shkofrabi kërkon ta fillojë fushatën me këmbë të mbarë.

“Ta fillojmë me këmbën e mbarë pasi ndeshja ne parë është më e rëndësishme. Të jemi kompakt si në ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. Kemi shumë lojtarë që janë në formë të mirë dhe siç e shoh te grupi, jemi fantastikë dhe Bajrami mund të na japë një shtysë më shumë për të ecur përpara.

Njësoj si ju, Bajrami e ka nisur te Empoli. Keni folur? Kam folur, është një lojtar shumë i mirë dhe kjo skuadër të jep mundësi të ecësh përpara. Kualitetet I ka, presion nuk ka sepse aty është qytet I vogël dhe I qetë. I kam thënë që të bëjë lojën e tij dhe të tregojë çka di.

Koha e shkurtër për tre ndeshje, ndikon? Tani jemi mësuar, kemi luajtur edhe në tre ditë. Kemi luajtur nën pandemi. Jemi të organizuar dhe ndihemi mirë, nuk do jetë problem të luajmë çdo tre ditë.

Jemi i njëjti grup, në vetvete e dimë se kush jemi. Të kemi frymën e ndeshjeve të shkuara sepse nisëm të luajmë mirë dhe trajneri ka bërë atë që duhet. Prurjet e reja do na ndihmojnë për të ecur përpara.

3-5-2? Një gjë që jemi adaptuar, e dimë si të lëvizim dhe detyrat që kemi. Në fillim nuk kemi kuptuar lëvizjet dhe nuk kemi kohë të stërvitemi. Pasnesër kemi ndeshjen, grupi është i vetëm dhe të kemi bësim te njëri-tjetri dhe trajneri.

Kundërshtari? Më mirë kur e njeh kundërshtarin. Në emër është i lehtë por futbolli ka të papritura. Nëse jemi të përqëndruar, do e bëjmë ndeshjen e lehtë dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin sepse në të kundërt do na kthehet ndeshja në disfavor”, u shpreh Hysaj.