Protestuesit serb të plagosur pas përplasjes me KFOR-in, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e tyre

Pas përplasjes së KFOR me protestuesit në Zeçan, dy persona kanë mbetur të lënduar. Raportohet se si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe KFOR, kanë mbetur të plagosur 2 serbë, një prej të cilëve raportohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Gjithashtu raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s. Disa autoambulanca janë parkuar në qendër të qytetit dhe mjekët u japin ndihmën e parë të lënduarve nga gazi lotsjellës.