Protestuesit e Astirit përleshen me punonjësit e IKMT-së/ Plagoset rëndë njëri prej tyre

Banorët e Astirit të cilët po pretestojnë prej muajsh për prishjen e banesave të tyre, janë përleshur me punonjësit e IKMT-së.

Sipas njoftimit zyrtar të IKMT-së, gjatë kryerjes së detyrës, shtetasi me iniciale A.B., 50 vjeç, është goditur me mjete të forta nga banorët që ishin ën protestë.

Ata njoftojnë se punonjësi ka dëmrime në kokë dhe në duar. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe po merr mjekimin e duhur.

“IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kerkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve. Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugaçërore, barbare dhe të paligjshme”,- thuhet në njoftimin e IKMT./apel.media