Protestë në ditën që në Tiranë mbahet samiti i BP, Berisha: Protesta në këtë ditë dëshmon një qëndrim “kryekëput europian”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat pasi ishte në Panairin e Librit foli për protestën e paralajmëruar në dhjetor në ditën që në Tiranë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe të pranishëm planifikohet të jenë pjesë përfaqësuesit e lartë të BE.

Berisha tha se protesta në këtë ditë dëshmon një qëndrim “kryekëput europian”.

“Një qëndrim që synon ti thotë Europës se krahas narkoshtetit të Ramës, krahas politikave të shndërrojnë shqiptarët ne popullin e gomones, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë katër vende pas Vietnamit komunist për indeksin e zbatimit të ligjit, pra tu rikujtojmë ne se vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshet dhe rrugët në mbrojtje të idealeve europiane dhe ëndrrës europianë të shqiptarëve”, u shpreh ai në një prononcim për mediat, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

I pyetur ku do mbahet protesta, Berisha u përgjigj se “do të përcaktohet”.

Komentet i bëri pas një vizitë që pati në panairin e librit, që po mbahet te Pallati i Kongreseve në kryeqytet.