Protesta te Ministria e Brendshme, vëllai i Bengajt: Ish-bashkëshorti na e punoi mbrapa krahëve

Vëllai i Sabrina Bengajt, Armando Bengaj ka qenë i pranishëm në protestën para Ministrisë së Brendshme për motrën e tij të ndjerë.

Armando Begaj ka deklaruar për mediat se ish-kunati i tij, Elton Metaj ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.

Sipas tij, Metaj ia punoi gjithë familjes shumë bukur mbrapa krahëve.

“Ata janë  fajtorët që e nxorën nga burgu at nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve.” – tha Armando Bengaj.