Protesta qytetare në Tiranë/ Me fokus, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës

Protesta qytetare e cila u tentua te perdorej politikisht edhe nga Lulzim Basha, mblodhi ne shesh qindra qytetare. Sikurse u paralajmerua u hodhen parrulla per gjendjen e paperballueshme te çmimeve.

Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës, e organizuar që prej orës 17:00 përballë kryeministrisë pasditen e sotme, pati pjesëmarrje edhe te figura publike.

Në fjalën e tij përmbyllëse aktivisti Adriatik Lapaj bërë me dije mbajtjen e protestës së radhës, e cila do të jetë ditën e hënë në orën 17:00.
“Duke qenë se katër ditë më parë unë thash ratësisht do shkoj të protestoj dhe çuditërisht u bashkuan mijëra veta.

Unë personalisht pa ia imponuar asnjë tjetri, në demokraci dhe vullnet të plotë, do lë disa ditë kohë për të reflektuar mbi protestën time dhe do protestoj sërish ditën e hënë në orën 17:00.

Ndoshta rastësisht bëhemi ditën e hënë më shumë dhe se sot, ndoshta rastësisht“, tha Lapaj.