Protesta për traun në Divjakë/ Reagon Kumbaro: Është një keqkuptim

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro thotë se vendosja e traut në parkun e Divjakës është një keqkuptim sepse sipas saj bëhet fjalë për një biletë elektronike e cila aplikohet edhe në parqe të tjera.

“Një zallamahi e madhe ngrihet kot më kot, ndërkohë që bëhet fjalë për të shtuar siç kemi bërë në parkun kombëtar të Dajtit, në Lezhë, në Kune Vaine, në Syrin e Kaltër, një biletari elektronike me një biletë me një çmim fare modest që kushton më pak se sa një kafe, thjesht 50 Lekë të reja.

Nuk bëhet fjalë as më shumë e as më pak por për një administrim të mirë të zonave të mbrojtura. Ju kërkohet turistëve që siç paguajnë një biletë në teatër muze, të paguajnë një biletë në parkun e Karavastasë. Përjashtohen banorët e zonës për ta paguar një gjë të tillë, subjekte. Ata që punojnë brenda parkut nga kjo biletë. Vetëm për vizitorët, për të bërë një menaxhim sa më të mirë të aseteve”, tha Kumabro.