Protesta në 6 Dhjetor/ Deputeti i PD: E gabuar, mos ia bëni Ramës këtë dhuratë

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka kundërshtuar mbajtjen e protestës nga ana e “Foltores” më 6 Dhjetor.

“Thirrja e një proteste në 6 Dhjetor, ditën kur në Tiranë mblidhen liderët e BE, si një akt të fortë demonstrimi gjeostrategjik të së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në kundërshtim të përpjekjeve ruse për destabilizim të Ballkanit. Është e gabuar dhe një akt që e dëmton opozitën në planin ndërkombëtar.

Thirrja e një proteste në Tirane, ndërsa mblidhen krerët e BE, do të ishte një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën.

Unë shpresoj mendjet e qeta e të kthjella do të ndalin këtë akt që do të lexohet keq. Për të protestuar kemi çdo ditë të vitit. Ne 6 Dhjetor mos ia bëni Ramës këtë dhuratë”, shkruan deputeti demokrat.