Protesta e 7 korrikut, Këlliçi: Arsyet për të protestuar janë me dhjetëra

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi mbrëmjen e së mërkurës, gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, se protesta e parë kundër regjimit të Edi Ramës do të mbahej më 7 korrik, ora 19:00.

Ndërkohë sot deputeti demokrat Belind Këlliçi, në një postim në rrjetet sociale, ka renditur edhe 3 arsyet kryesore që sipas tij, shqiptarët kanë për të dalë në shesh kundër qeverisë.

“Po rendis vetëm 3 më kryesoret. Arsyet për të protestuar janë me dhjetëra. 

Çdo shtëpi shqiptari ka hallet e veta e ky regjim ia rëndon përditë. Nuk ka familje që të mos ndjejë shtrenjtimin ekstrem të ushqimit. 

7 korriku- ditë proteste kombëtare”, shkruan Këlliçi.