Protesta e 7 korrikut,  1200 efektivë në terren, PD kërkon…

Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e protestës së nesërme para godinës së Kryeministrisë. Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të an...
Protesta e 7 korrikut,  1200 efektivë në terren, PD kërkon…
Foto: Protesta e 7 korrikut,  1200 efektivë në terren, PD kërkon…

Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e protestës së nesërme para godinës së Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, reparti Shqiponja dhe punonjës të Gardës së Republikës. Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme që janë mbajtur nga opozita më parë.

Përballë protestuesve me një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit të kryeministrisë do të jenë punonjësit e rendit dhe efektivët e repartit “Shqiponja” ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme.

Ndërkohë për protestën para kryeministrisë do të vendosen kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve, për të pasur nën mbikëqyrje situatën.

Kufizime për qarkullimin rrugor nesër nga ora 16:00 do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark”.