Propozimi i ri i BE: “Green Pass” i vlefshëm për 9 muaj

Bashkimi Evropian ka propozuar një periudhë standarde për vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit prej 9 muajsh. Ky propozim është dhënë nga Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders.

Sipas medieve të huaja, komisioneri u shpreh “ne u rekomandojmë Shteteve Anëtare një periudhë standarde të vlefshmërisë për lejen e gjelbër prej nëntë muajsh nga vaksinimi i plotë. Përtej nëntë muajsh certifikata nuk duhet të pranohet më nëse nuk është dhënë një përforcues.”

Komisioni propozon një periudhë standarde pranimi prej 9 muajsh për certifikatat e vaksinimit të lëshuara pas përfundimit të serisë së vaksinimeve parësore. Periudha 9-mujore merr parasysh udhëzuesin ECDC për administrimin e dozave përforcuese. duke filluar nga 6 muaj dhe parashikon një periudhë shtesë prej 3 muajsh për të siguruar që fushatat kombëtare të vaksinimit të mund të përshtaten dhe qytetarët të kenë akses te përforcuesit.

Shtetet anëtare duhet të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar aksesin në vaksinim për ato grupe të popullsisë, certifikatat e vaksinimit të lëshuara më parë i afrohen kufirit 9-mujor.

Komisioni Evropian po propozon që përditësimet e rekomandimit për udhëtime brenda Bashkimit të zbatohen nga 10 janari 2022, për të lejuar kohë të mjaftueshme për qasjen e koordinuar,” shtoi Reynders në fund të konferencës për shtyp.