Pronari turk  tërheq  jahtin nga porti i Shëngjinit

Jahti i braktisur në Shëngjin që prej datës 7 Shtator të këtij viti, është tërhequr nga pronari i tij Nedim Akyuz, pas gati dy muajsh qendrim në brigjet shqiptare.

Përpos kësaj ende nuk dihet asgjë në lidhje me kapitenin Sezgin Yavuz që vazhdon të rezultojë i humbur.

Mësohet se Prokuroria e Lezhës si dhe Autoriteti Portual i kanë dhënë autorizimin shtetasit turk, Akyuz që  të tërhiqte jahtin në pronësi të tij./apel.media