Prokuroria Speciale në Kosovë ngre akuza ndaj 15 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër 15 të pandehurve me inicialet A.K, A.K, I.V, B.I,  S.F,  F.M, A.D, Xh.K, E.J, B.H, N.E, H.K, K.M, T.B, D.R.

Të njëjtit persona dyshohen për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Kontrabandimi i Mallrave”, nga neni 317 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), dhe  “Shpëlarje e parave”, në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( Kodi Nr.06/L-074), lidhur me nenin 56 (1) (1.5) të Ligjit Nr.05/L-096 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”.

Kujtojmë se pikërisht Specialja ka kryer ndër goditjet më të “rënda” në Kosovë, duke dërguar në Hagë, ish-drejtues të UÇK-së, nën akuza për krime lufte.