Prokuroria e Elbasanit ka apeluar dënimin ndaj Shkëlzen Hasanpapajt, i cili akuzohet si autor i sulmit ndaj anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan në vitin 2016.
Gjykata e Elbasanit e ka dënuar Hasanpapajn me 10 vite burg, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar që ai të dënohet me 22 vite.
Hasanpapaj, është akuzuar nga prokuroria si një ndër personat që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa Hasanpapaj është filmuar nga kamerat e sigurisë në momentin që largohej nga vendi i ngjarjes./apel.media