Prokuroria e Tiranës merr përsipër hetimet ndaj Ardian Dvoranit pas kallëzimit të Presidentit Meta

Kallzimi i Presidentit Meta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Ky kallëzim është dorëzuar tre ditë më parë në tre prokurori njëkohësisht. Gjithsesi prokuroria e përgjithshme dhe ajo e krimeve, u shpallën jo kopetente, pasi veprat penale   për të cilat akuzohet Dvorani nuk janë në kopetencat e tyre. Presidenti Meta e akuzon Dvoranin specifikisht për: “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”

Në padi Presidenti Meta kërkon edhe administrimin e provave materiale të cilat përfshijne regjistrime të mbledhura nga mbledhjet e KED-së./ apel.media