Programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu në Kuvend: Rritet mbështetja për familjet më në nevoje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, në interpelancën në lidhje me minimumin jetik, ka deklaruar se efektiviteti i skemave të mbështetjes ...
Programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu në Kuvend: Rritet mbështetja për familjet më në nevoje
Foto: Programet e mbrojtjes sociale, Manastirliu në Kuvend: Rritet mbështetja për familjet më në nevoje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend, në interpelancën në lidhje me minimumin jetik, ka deklaruar se efektiviteti i skemave të mbështetjes së familjeve në nevojë është rritur.
Në përgjigje të interprelancës së thirrur nga deputeti i PD-së Bujar Leskaj, Ministrja Manastirliu tha mbështetja për familjet në ndihmë ekonomike është rritur, duke targetuar ato familje që kanë më shumë nevojë.
“Skema e vjetër e ndihmës ekonomike arrinte të mbulonte para reformës së 2018, vetëm 22% të familjeve të varfra. Tashmë, shpërndarja e përfitimit të ndihmës ekonomike mbulon 82.5% nga grupi i pare dhe I dytë i popullatës që konsiderohen më në vështirësi ekonomike. Pra sot kemi një targetim shumë më të mira për familjet që marrin përfitimet nga shteti”,- tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se fondi për mbështetjen e programeve sociale është rritur me 58%.
“Nëse në 2013-ën, kishim 96 miliardë lekë mbështetje për katër programet sociale, në 2022-in kjo mbështetje vjen e rritur me +58% ose 152 miliardë lekë. Vetëm gjatë vitit 2022 kjo mbështetje është rritur me 20% më shumë se në 2019-ën”,- deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Duke folur për rritjen e mbështetjes së ndihmës ekonomike, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se pagesa e ndihmës ekonomike është dyfishuar dhe trefishuar për familjet më në nevojë, duke theksuar se financimi është rritur në mënyrë progresive, duke shënjestruar më mirë familjet më të varfra.
“Nëpërmjet rritjes së vazhdueshme të financimit për mbi 64 mijë familje dhe individë në ndihmë ekonomike, kemi rritur me 20% masën e ndihmës ekonomike për gratë dhe familjet me më shumë se dy dhe tre fëmijë. Fondi i ndihmës ekonomike për 2023-in është 7.2 miliardë lekë”, tha Manastirliu.
Përpos pagesave të programeve të mbrojtjes sociale, Ministrja Manastirliu foli edhe për mbështetjen me shërbime për kategoritë me në nevojë, siç është rimbursimi i barnave, përfshirja e fishave të diabetit në rimbursim për të moshuarit +65 vjeç etj, si elementë të rëndësishëm të mbrojtjes së grupeve më në nevojë, për reduktimin e pagesave nga xhepi dhe përmirësimit të standardit të jetesës.