Profecia e Olldashit për fatin e PD-së të lë pafjalë- “Ju FAL, por s’mundem t’ju ndihmoj….”

Poezite e politikanit demokrat Sokol Olldashi, nje punetor partie e një politikan kalibri, çudisin per koherencen e tyre mbi fatin e tij dhe zhvillimet ne entitetin ku ai hyri adoleshent me pantallona...
Profecia e Olldashit për fatin e PD-së të lë pafjalë- “Ju FAL, por s’mundem t’ju ndihmoj….”
Foto: Profecia e Olldashit për fatin e PD-së të lë pafjalë- “Ju FAL, por s’mundem t’ju ndihmoj….”

Poezite e politikanit demokrat Sokol Olldashi, nje punetor partie e një politikan kalibri, çudisin per koherencen e tyre mbi fatin e tij dhe zhvillimet ne entitetin ku ai hyri adoleshent me pantallona te shkurtra.

Olldashi sot, me poezite e tij dje, rezulton të kete parashikuar shumeçka perfshi dhe fatin e personazheve te kesaj force politike.

Pak kush e di por Sokol Olldashi, kishte ndjeshmeri sociale para se te ishte politikan. Olldashi e perfytyroi veten perfaqesues te denje per demokratët por nuk parashikoi se gara ku do kerkonte votbesimin e demokratëve, do ishte e padrejte, po aq sa fati tij naten e errët te 20 Nentorit, 2013.

Kur dhe ku u largua apo e larguan nga kjo jete mbetet po aq mistike, sa mesazhet qe la pas përmes rreshtave poetike.

24 Orë pas ngjarjeve tragjike ne oborrin e Opozitës kryesore, vëllai i Olldashit, Ardian Olldashi, shkruan;

JU FAL, POR S’MUNDEM T’JU NDIHMOJE…

Secili eshte farketari i fatit te tije. Historia mund te ishte shkruar ndryshe .
…Se bashku do riktheheshim shpejt…

Pendimi është akti i te penduarit : fjala vjen nga latinishtja poena, që do të thotë “ndëshkim, shlyerje”. Megjithatë, pendimi nuk është një ndëshkim apo dënim që vjen nga jashtë.

Përkundrazi, është një veprim që secili prej nesh e bën me veten, kur i premtojmë vetes se nuk do të bëjmë më kurrë diçka.
Me mall, Koli.