Produkti i rrezikshëm që ndodhet në paketimin e ushqimeve: BE ka ndaluar përdorimin e tij

Ekspozimi i njeriut ndaj BPA është mjaft i përhapur kryesisht prej ushqimit.

BPA është një lëndë kimike industriale  për të cilën ekspertët thonë se është toksike dhe e rrezikshme.

BPA (Bisphenol-A) është një kimikat që i shtohet shumë produkteve  të cilat mund të gjenden lirisht në treg.  Ky kimikat mund të gjendet edhe në sendet më të zakonshme si, enët e ushqimit dhe produktet e higjienës.

BPA përdoret gjithashtu për të prodhuar rrëshira epoksike, që përdoren për të bërë veshje mbrojtëse dhe veshje për kanaçe ushqimore, pije e vazo.

2018 – Një grup i ri pune i EFSA-s i ekspertëve shkencorë fillon vlerësimin e të dhënave toksikologjike të fundit mbi BPA me një vlerësim të përditësuar  të planifikuar për vitin 2020.

EFSA  ka miratuar studime shkencore ka dhënë këshilla  për menaxherët e rreziqeve mbi sigurinë e BPA. Kjo punë kryhet nga Paneli i EFSA-së për  materialet e paketimit të ushqimit dhe aromatizuesit.

BPA lejohet të përdoret në materialet e  paketimit ushqimor në Bashkimin Evropian (BE) sipas Rregullores 10/2011 / BE, në lidhje me materialet plastike dhe artikujt që synojnë të vijnë në kontakt me produktet ushqimore. Në Janar 2011, Komisioni Evropian ndaloi përdorimin e BPA në prodhimin e shisheve,. Në shkurt 2018, BE vendosi  rregulla më të rreptë mbi përdorimin e BPA na paketimet e ushqimeve./ apel.media