Produktet ushqimore me çmime më të larta gjatë muajit shtator në krahasim me gushtin

Çmimet e produkteve ushqimore kanë qenë më të larta gjatë muajit shtator në krahasim me gushtin. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se krahasuar me muajin Shtator 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,6 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,5 %, “Komunikimi” me 3,0 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,9 %.

Edhe nëse i krahasojmë çmimet me një muaj më parë  vihet re një shtrenjtim. Kështu krahasuar me muajin Gusht 2021, çmimet e grupeve “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë”, u rritën me 1,1 % secili, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” e të njëjtën periudhë të një viti më parë përsëri çmimet janë rritur.

Frutat dhe perimet kanë peshën më të lartë në shportën e konsumit dhe zyrtarisht  rezulton se ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve. Por pavarësisht rritjes së çmimeve inflacioni përsëri qëndron nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%. Sipas këtij institucioni stabilizimi i çmimeve pritet të nisë gjatë mesit të vitit të ardhshëm.

Krahasuar me muajin Shtator 2020

“Ushqime dhe pije joalkoolike”  4,6 %

“Transporti” 4,5 %

“Komunikimi”  3,0 %

“Argëtim dhe kulturë”  2,1 %

“Veshje dhe këpucë”  1,9 %

“Hotele, kafene dhe restorante” me 1,7 %

“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %/ Abcnews.al