Probleme shëndetësore, Berlusconi dërgohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Milanos.

86-vjeçari la spitalin muajin e kaluar, pas një qëndrimi 6 javor. Berlusconi trajtohet për infeksion të mushkërive të lidhur me leuçeminë kronike mielomonocitare (CML).

Shëndeti i Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit.

Berlusconi është një figurë tepër  e njohur në Itali, por edhe në mbarë botën. Ai drejtoi vendin nga 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011.