Këshilli Europian ka bërë publik një raport kushtuar përmbushjes së kërkesave për liberalizimin e vizave. Në hyrje të raportit konfirmohet se Shqipëria është në rrugën e përmbushjes së kërkësave kushtëzuese, në një nivel të konsiderueshëm, krahasuar me vendet e tjera të marra nën shqyrtim siç janë Bosnje-Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut etj.

Komisioni Evropian e vlerëson Shqipërinë si një vend  në hapa pozitivë për liberalizimin e vizave. Në fokus të raportit të prezantuar me 10 Korrik janë fushat specifike të sigurisë dhe migracionit, për të cilat kërkohen veprime të menjëhershme.

 Raporti thekson se vendi ynë ka shënuar përmirësime në trajtimin e migracionit të parregullt përmes forcimit të kontrollit kufitar.

Por theksohet se Shqipëria duhet të ndërmarrë masa kundër emigrimit të paligjshëm dhe kundër kërkesave të pabazuara për azil në vendet europiane.

Raporti ka arritur në konkluzione se midis vitit 2018 dhe 2019, numri i refuzimeve të hyrjes për shtetasit shqiptarë në zonën Shengen  është ulur me 9%, ndërsa numri i shqiptarëve që janë të jashtligjshëm jashtë kufijve, është rritur me 6%.

Shqiptarët emigrantë mbajnë rekordin e gjithë Ballkanit Perëndimor, të analizuara në raport.

Vijon të mbetet i lartë numri i shqiptarëve që përdorin dokumente të falsifikuara, përfshirë pasaportat e BE-së, duke u rritur me një shifër rekord prej  64% midis 2018 dhe 2019.

Gjithashtu në raport nënvizohet se Shqipëria të bashkëpunojë me agjencitë e BE dhe vendet anëtare që përballen me presion migrator me origjinë nga Shqipëria.

Në këtë raport kërkohet dhe forcimi i ligjeve për të luftuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në krimin e organizuar.

Raporti kërkon që Shqipëria të përmirësojë efektivitetin e hetimeve dhe përpjekjet për forcim të ligjit për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili vijon të mbetet i përhapur në Shqipëri.

“Shqipëria të përmirësojë të dhënat për rastet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të shfrytëzojë mbështetjen e dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Sipas Europolit shqiptarët, krahasur me etnitë e tjera të Ballkanit, janë ndër më të dyshuarit për vepra të rënda penale, si dhe ata që mashtrojnë përmes dokumenteve apo pasaportave për të lëvizur në hapësirën Shengen.

Nuk ka mbetur pa u përmendur edhe Ankti Normativ anti-KÇK që miratoi qeveria në janar të vitit 2020. Raporti thekson se tendenca e përgjithshme pozitive për sa i përket rekordit të rezultateve të hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet në luftën kundër korrupsionit vazhduan, megjithëse dënimet përfundimtare për zyrtarët e nivelit të lartë mbeten të rralla.

Sipas raportit, numri i dënimeve për pastrim parash mbetet i ulët dhe ka ende mungesë të një hetimi paralel sistematik mbi financimin e terrorizmit.

Vlen për tu përmendur, sipas raportit Shqipëria është i vetmi vend në rajon që lejon një mekanizëm ndërhyrës monitorimi nga një vend i tretë.

Në fund të raportit për Shqipërinë, janë renditur pikat kryesore që duhet të ndiqen me rigorozitet nga ana shqiptare:

  • Rritja e masave për të adresuar migrimin e parregullt dhe kërkesat e pabazuara të azilit për shtetasit shqiptarë
  • Ruajtja dhe forcimi i bashkëpunimit operativ proaktiv me Agjencitë e BE-së dhe me shtetet anëtare të BE-së përballen me presionin migrator me origjinë nga Shqipëria, si dhe rendi publik apo kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga përfshirja e shtetasve shqiptarë në grupet e krimit të organizuar.
  • Përmirësimi i efektivitetit të përpjekjeve të ndjekjes penale dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.
  • Përmirësimi i regjistrave të rasteve në lidhje me pastrimin e parave / kundër terrorizmit, financimin dhe shfrytëzimin e plotë të mbështetjes së dhënë nga  Komisioni për të forcuar kapaciteti për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Ky raport u përshëndet edhe nga Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, i cili shkruan se raporti konkludoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat ndërsa i kërkon vendit që të fokusohet në fusha të caktuara të sigurisë dhe migrimit ku më shumë hapa nevojiten.

Raporti i plotë

Përgatitur nga (K.M) APEL.MEDIA

"Sot Komisioni Evropian 🇪🇺 ka prezantuar vlerësimin për përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave nga…

Gepostet von European Union in Albania am Freitag, 10. Juli 2020