Pak ditë më parë u publikua kënga “Akull” që na fiksoi të gjithëve. Capital T duket se korri sukses me 1 milionë klikime, vetëm për disa ditë.
Kënga fliste për një çift, i cili kishte në mes tradhëtinë, megjithatë, vëmëndjen na e tërhoqi pjesa me motive indiane
Ashtu si tek kënga “Kujtime” Capitali kishte përdorur një pjesë me motive indiane dhe ndjekësit e kuptuan menjëherë se ajo ishte e vjedhur.
Kjo pjesë e këngës është e shkëputur nga “Galliyan” , kolonë zanore e filmit të famshëm të Bollyëood-it “Ek Villain”.
Ndjekësit e vëmendshëm e treguan këtë me anë të komenteve të tyre dhe së fundmi diçka ka ndodhur me këngën.
“Akull” është bllokuar në Youtube për dhe shkak është bërë kopja për të cilën ju treguam pak më lart.
Reperi nuk ka dhënë ende një deklaratë lidhur me këtë situatë!/apel.media