Prishtina ndjek modelin gjerman për transportin publik/ Transporti falas për qytetarët deri në mars

Transporti publik në Kosovë do të ofrohet falas. Sipas mediave të Kosovës bëhet e ditur se  opozita në Komunën e Prishtinës ka bërë propozimin që të gjithë qytetarët e kryeqytetit të kenë mundësi të udhëtojnë me urban falas gjatë muajve të dimrit.

Sakaq, ky vendim do jetë i vlefshëm deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa propozimi u bë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë, argumenti për këtë vendim, i cili u miratua më 11 nëntor nga Asambleja e Komunës, ka të bëjë me faktin se kjo ky vendim do të sjell një lehtësim të trafikut dhe do të ulet ndotje e ajrit, pasi qytetarët ndoshta nuk do t’i përdorin shumë automjetet private. Nga burime të APEL MEDIA, pritet që ky vendim të marrë edhe pëlqimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.