Prishet Komisioni i Sigurisë/ Debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka munguar në Komisionin e Sigurisë, që ishte caktuar për t’u zhvilluar në ditën e sotme.

Lleshaj ka dërguar zëvendësin e tij Julian Hodaj, por mesa duket kjo gjë nuk është pëlqyer as nga vetë socialistët.

Gjithashtu edhe deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Lefter Maliqi janë larguar nga mbledhja. Debatet mes të pranishmëve e kanë detyruar Ermonela Felajn që të shtyjë diskutimin për ditën e nesërme.

Pjesë nga debati në komision:

Felaj: Sipas rregullores duhet të ishte i pranishëm për të diskutuar ministri Lleshaj.

Murrizi: Propozoj të shtyhet mbledhja deri kur të vij ministri, është me rëndësi të jetë vet Lleshaj për të diskutuar mbi buxhetin për 2020.

Qefalia: Më duket non sens të shtyjmë mbledhjen mund ta zhvillojmë edhe me Zv/ministrin.

Felaj: Mbledhja u caktua në këtë orar sepse e kerkoi vete ministri Lleshaj, nuk kam asnjë njoftim pse nuk është paraqitur vetë ministri. Duhet të jemi korrekt me oraret.

Maliqi: Rëndësia e këtij institucioni është shumë e rëndësishme, të jetë i pranishëm ministri i Brendshëm.

Felaj: Zoti Hodaj unë e vlerësoj angazhimin tuaj, por duhet të shtyjmë mbledhjen, për shkak dhe të qendrimit që patën kolegët e opozitës./apel.media