Princi Harry dhe Meghan Markle mund të jenë duke pritur vajzë

Pasi dhanë lajmin se do bëhen prindër për herë të dytë, ndjekësit dhe mbështetësit e Meghan Markle dhe Princit Harry kanë një kuriozitet: cila është gjinia e bebit?

Në një dalje në “Spotify”, Markle u shfaq me një unazë ngjyrë rozë, me gurë diamanti. Kaq ka mjaftuar që mediat të spekulonin se kjo zgjedhje nuk ka qenë rastësore pas lajmit të pritjes së ëmbël.

Meghan dhe Harry e zbuluan lajmin e shtatzënisë në 14 shkurt, datë në të cilën edhe Princeshë Diana publikoi lajmim e pritjes së ëmbël me Harry-n. Burime pranë çiftit treguan se ky ishte një vendim i tyre për të nderuar kujtimin e princeshës së ndjerë.