Princesha Elia përkujton ditëlindjen e Mbretit Zog/ Ja cila ishte motoja e tij

Sot përkujtojmë ditën e lindjes së Mbretit Zog I, shkruan ne rrjetet sociale Princesha Elia Zaharia.

8 tetor 1895 eshte ditelindja e Mbretit te pare shqiptar.

Elia sjell në vëmendje se motoja e tij ishte “Atdheu mbi të gjitha”.

Sipas saj kjo ishte moto që udhëhoqi të gjithë veprimtarinë dhe jetën e tij.

“Këtë dashuri dhe përkushtim për Atdheun e përcolli në familjen e tij, ku flamuri, historia, traditat dhe vlerat e kombit tonë lartësohen brez pas brezi”:- shkruan Elia.

“Uroj një ditë historia të zhvishet nga propaganda dhe të vërtetat e kontributit të tij në shtetformim të shfaqen të plota, të pashtrembëruara, qelibar të pastra, ashtu siç ai e deshi Shqiptarinë! “:- perfundon komentin e saj në fb, Elia Zaharia.