Princ Harry shkruan një libër për jetën e tij që familjes mbretërore nuk ka për t’i pëlqyer aspak

Princi Harry duket se nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës me familjen mbretërore. Ai do të publikojë së shpejti një libër me të pathënat nga jeta e tij, i cili pritet të shkatojë një tërmet të madh b...
Princ Harry shkruan një libër për jetën e tij që familjes mbretërore nuk ka për t’i pëlqyer aspak
Foto: Princ Harry shkruan një libër për jetën e tij që familjes mbretërore nuk ka për t’i pëlqyer aspak

Princi Harry duket se nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës me familjen mbretërore. Ai do të publikojë së shpejti një libër me të pathënat nga jeta e tij, i cili pritet të shkatojë një tërmet të madh brenda mbretërisë. Mediat e huaja kanë mësuar se prej një viti, Harry po bashkëpunon me gazetarin e famshëm dhe fituesin e çmimit Pulitzer, John Joseph Moehringer, për të shkruar librin e jetës.

Libri, aktualisht pa titull, thuhet se është shkruar pothuajse plotësisht dhe pritet të botohet në fund të vitit 2022. Thuhet se marrëveshja me shtëpinë botuese Penguin Random House kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Kjo shifër nuk është konfirmuar ende, por mendohet se Harry do t’i dhurojë të ardhurat për bamirësi.

Harry do të ndajë për herë të parë përvoja nga jeta e tij, aventurat, humbjet dhe mësimet që ka marrë. Libri do të përmbajë gjithashtu rrëfime për jetën si anëtar i familjes mbretërore, ekspozimin ndaj publikut, shërbimin në ushtri dhe përvojën si baba.

Thuhet se në faqet e këtij libri, Harry do të japë dhe versionin e tij të Megxit dhe arsyen pse ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga rolet mbretërore duke u shpërngulur në anën tjetër të oqeanit. Duka i Sussex pritet të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e trazuara me babanë e tij, Princin Charles dhe shkaqet e përçarjes së thellë me vëllain e tij më të madh, Princin William.