Primaret në PD, Julian Deda e zbulon: Ja arsyeja pse vendosa të futem në garë

Julian Deda një nga shtatë kandidatët e primareve për tu zgjedhur kandidat për Tiranën në zgjedhjet e 14 majit ka zbuluar në emisionin “Opinion” arsyen pse është bërë pjesë e garës.

Deda renditi kontributet e tij në PD, duke theksuar se ka shumë vite që ka qenë pjesë e strukturave të partisë.

“Mendoj se i mungon dora dhe shpirti që e ndien të bëj pak më shumë për njerëzit. Unë jam brenda strukturave të PD prej shumë vitesh. Kam dhënë kontributin tim si anëtar i këshillit kombëtar i PD po shtu edhe për zgjedhjet dhe jo vetëm për zgjedhjet. Përveç këstyre kandidoj edhe për shkak të drejtimit të keq që ka Tiranë aktualisht”,-tha Deda.