Primaret, Lefter Maliqi garon për Kuçovën

Lefter Maliqi do të jetë kandidati i Partisë së Lirisë, i cili do të garojë në primaret e Partisë Demokratike, për bashkinë e Kuçovës. Në një njëjtin postin, në rrjetet sociale Maliqi ka bërë me dije se është mbështetur nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e nuk harroi të falenderonte kryedemokratin Sali Berisha. Gjithashtu nuk harroi që të ftonte demokratët dhe opozitën që të marrin pjesë në votimet në primare.

Kjo është kandidatura e parë e Partisë së Lirisë në primaret e Partisë Demokratike.

“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen,Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik.

Sfida jonë e përbashkët është  data 14 Maj; fitorja në Bashkinë  Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dho jo Kryetarit. Fitore!,”- shkroi Maliqi në Facebook.