Presidentja e KE mbërrin në Qerek të Krujës: Ndërtimi i shkollës është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Krujë, ku pritet të bëhet dhe përurimi i një shkolle filloreje në Qerek, e rindërtuar me financime nga BE.

Pasi zbuluan memorialin e vendosur në pjesën qendrore të shkollës, Presidentja e KE, u fut nëpër klasa dhe nisi të vizitonte fëmijët.

Ajo shihet teksa bashkëbisedon me ta dhe të kalonte disa momente nga mësimi i tyre i përditshëm. Po ashtu, pasi doli nga ambientet e shkollës, presidentja e KE, takoi disa nga qytetarët e pranishëm dhe tregoi se ndërtimi i shkollës është simbol i miqësisë mes BE dhe Shqipërisë si dhe i së ardhmes.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Doja të shikoja shkollën, por edhe kopshtin. Qenka e mrekullueshme të shohësh se çfarë është ndërtuar deri më tani. Mendoj që ky është një simbol i mirë i kësaj miqësie që ne kemi, mes BE dhe Shqipërisë, por do të jetë dhe simbol i të ardhmes”, tha Von der Leyen.