Presidentja e Bankës Qendrore Europiane: Kriptovalutat nuk vlejnë asgjë

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde mendon se kriptovalutat nuk vlejnë asnjë para.

“Mendimi im për kriptovalutat është se ato nuk ia vlejnë aspak”, tha Lagarde në një intervistë për emisionin holandez “College Tour”.

“Crypto nuk ka asnjë bazë,” shtoi ajo. “Nuk ka asnjë aset themelor që të veprojë si një spirancë sigurie.”

Lagarde u bëri thirrje politikëbërësve globalë që të vendosin rregulla për të mbrojtur investitorët që investojnë shuma të mëdha në asete dixhitale. “Kriptovalutat kanë rënë kudo këtë vit, duke filluar me bitcoin, i cili ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës së tij që nga nëntori”.

“Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të përfitojnë nga kriptovalutat, të cilët investojnë pa ditur dhe kuptuar rreziqet sepse do të humbasin gjithçka, ndaj besoj se çështja e kriptomonedhës duhet të trajtohet”, tha Lagarde.

Një person në audiencë tha se ata humbën më shumë se 7,000 euro (7,469 dollarë) pasi blenë monedhën cardano. Lagarde iu përgjigj: “Kjo është e dhimbshme”.

Skepticizmi i ish-drejtueses të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj kriptomonedhave nuk është i ri. Ajo më parë ka ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor të monedhave dixhitale, si dhe përdorimin e tyre të mundshëm në pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.

Deklaratat e saj të fundit vijnë në një kohë kur kontrolli i kriptomonedhës në treg është rritur pasi rregullatorët po reagojnë ndaj pasojave të shkaktuara nga rënia e terraUSD, një monedhë e ashtuquajtur stablecoin (monedhë e qëndrueshme) që supozohej të kishte gjithmonë vlerën 1 dollarë.

“Kohët e fundit disa banka qendrore po punojnë për alternativa të ndryshme për t’iu përgjigjur rritjes së shpejtë të monedhave dixhitale. Një prej tyre është edhe BQE, që po mendon si alternativë Euron dixhitale e cila do të jetë shumë e ndryshme nga kriptovalutat private,” tha Lagarde.

“Kohët e fundit, disa banka qendrore po punojnë për alternativa të ndryshme për t’iu përgjigjur rritjes së shpejtë të monedhave dixhitale. Një prej tyre është BQE, që po mendoni si alternativë euron dixhitale, e cila do të jetë shumë e ndryshme nga kriptovalutat private” tha Lagarde./CNBC