“Presidenti sheh ëndrra me sy hapur”/ Taulant Balla nuk i ndahet Ilir Metës

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kometuar edhe njëherë deklaratën e presidentit Ilir Meta për shpërdarjen e parlamentit.

Sipas Ballës, Presidenti nuk mund të shpërndajë në asnjë mënyrë Parlamentin. Deklaratat e Metës Balla i cilëson si ëndrra me sy hapur.

“Unë e di, shqiptarët e dinë që në Republikën e Shqipërisë, presidenti zgjidhet nga parlamenti, parlamenti nuk zgjidhet nga Presidenti.

Në këtë vend Kuvendi e ka të drejtën ta shkarkojë presidentin në bazë të një procesi kushtetues. Presidenti sheh ëndrra me sy hapur kur flet edhe për dekrete që mund t’u shpërndaka parlamenti. Të mos harrojmë të vetmen lidhje që presidenti ka me Kuvendin është caktimi i seancës së parë plenare”,- u shpreh Balla.

Ndërkohë kujtojmë se nga ana e Kuvendit ka një Komision të ngritur hetimor për shkarkimin e Metës./apel.media