Presidenti serb probleme me zemrën, shtrohet me urgjencë në spital

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç,ka pasur probleme me zemrën dhe është dërguar në spital.

Njoftimi vjen nga zyra presidenciale në Beograd.

Suzana Vasiljevic, këshilltarja për media e presidentit, tha se tani Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk dha të dhëna të tjera.

Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiç ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë./apel.media